Situata e tensionuar politike nuk do të ndikojë në investimet e NATO-s në Shqipëri dhe në bazën ajrore në Kuçovë. Ky qëndrim i bë i ditur nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.
Stoltenberg: Ne do të vazhdojmë me programin tonë të investimeve në bazën ajorore sic e kishim planifikuar, Trazirat politike, tensionet politike nuk do të ndikojnë sepse është një vendim i marrë në bazë të këshillës, të komandës tonë, kemi një buxhet dhe ne investojmë në objekte ushtarake përfshirë edhe këtë bazë ajrore në Shqipëri. Do të vazhdojmë me këtë. Për mua kjo është një shembull sesa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe shqipëria për naton. Nato është mënyrë për ti bashkuar 29 vendet aleatë. Përsa kohë rrim bashkë me njëri tjetrin jemi të sigurt. Kjo është arsyeja që nATO të bëhet më e fortë duhet të investihet. Këto na kanë mbajtur të bashkuar për 70 vite dhe kështu do të vazhdojmë në të ardhmen.
Nga ana e tij, kryeministri Rama siguroi se nuk do të lejohet që në Shqipëri të krijohet një situatë destabilizuese.
Rama: Siç tha sekretari i përgjithshëm, vendimi për të investuar në bazën ajërore të Kuçoves dhe program i investimet për ta kthyer atë bazë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s nuk vihet në dyshim dhe as në diskutim. Për më tepër shtoj unë tani, në Shqipëri nuk do të ndodhe dhe nuk do lejojmë të ndodhë asnjë formë destabilizimi që do të cënonte imazhin e vendit tone, përtej cënimit që i sjell këtij imazhi organizimi i shfaqjeve të dhunshme në një perimeter të ngushtë dhe pa mbështetje popullore.
Jam i bindur se çdo qytetar që e do këtë vend pavarësisht a voton a s’voton për qeverinë nuk do të marr pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historikë të Shqipërisë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet sepse nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë.
Kjo nuk është një shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por është një inskenim politik dhe nuk ka shans të shtrihet përtej kufijve të skenës politike. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si një proces i patjetërsueshme demokratik. Nëse opozita pengohet qëllimisht që të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush nuk pranon të hyjë në zgjedhje kjo nuk i bën zgjedhjet jo demokratike.




