Braçe i kujton Bashës 21 janarin: Ke mbi kurriz 4 pushkatime

0
12

Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një statusi në “Instagram” ka hedhur akuza në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha.
Braçe thotë se Basha sot flet për demokraci, në një kohë që ka mbi kurriz akuza të rënda, ndër të tjera edhe atë për “pushkatimin e 4 qytetarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit”.
Statusi i Bashës:
Lyrzim Basha kerkon
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!
Mos u habisni, ai vete eshte?
Pasi u kthjellua sot ne te gdhire,
u kujtua ne ajer se dje ka thene:
KOHA E FJALEVE MBAROI,
TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!
E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj
Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s,
i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:
DHUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME!
(Vini re, “dhuna politike”, as e shquan kush si “dhune popullore”, sic do Lyrzimi)
Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha
i lire, jo peng sic eshte ne Tirane,
Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!
Patjeter qe duhen keto;
Por Demokraci pa zgjedhje nuk ka kund;
Por Shtet Ligjor ku ligjin e shkelin vec kriminelet sovrane te Partise me dhune e me zjarr, nuk ka kund;
Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise,
te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz;
Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha.
E nisim keshtu dhe e cojme deri tek i fundit!

Zjarr Tv Ad