Reagimi unison i LSI: Asnjë hap pas në largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie

0
25

Publikimi i 6 përgjimeve të reja sot nga gazeta “Bild”, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flasin hapur në telefon me Astrit Abdylaj një nga krerët e bandave kriminale në Shqipëri, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 në Durrës, ka sjellë edhe reagimin e ashpër të opozitës e cila prej disa muajsh kërkon largimin e Ramës si kryeministër.
Ndër ata që kanë reaguar janë edhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edmond Panariti shkruan në profilin e tij në facebook se kush i është kundërvënë Bild e ka paguar me largim dhe shkatërrim të karrierës.
Panariti shkruan se nuk do të ketë asnjë hap pas deri në largimin e kësaj qeverie kriminale
‘Gazeta Bild, është autoritet dhe pushtet në Gjermani! Ajo ka ndikim të madh në politiken gjermane. Ka 1.5 milion kopje fizike të shitura ne dite, ndersa online lexohet nga 25 milione vete. Është Gazeta me e shitur në Evrope.Deri tani kush i është kundervene, e ka paguar me largim dhe shkaterrim të karieres.
Floida Kërpaçi shkruan se “Përgjimet e publikuara nga Bild tregojnë qartë se kë ka lejuar Rilindja të ulet në karriget e pushtetit!”
“Asnjë hap pas për largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie kriminale!
Përgjimet e publikuara nga Bild tregojnë qartë se kë ka lejuar Rilindja të ulet në karriget e pushtetit!Qeveria e Rames është ilegjitime, e nxjerrë nga blerja e votave nëpërmjet grupeve kriminale!
Opozita ka 100% të drejtë!
Një vend ku pushteti i sovranit i dorëzohet krimit nuk është kurrësesi vend me të ardhme evropiane, aspak demokratik dhe s’duhet të jetë vendi ku të pranojmë të jetojmë.
Qytetarët e thjeshtë po jetojnë si mos më keq; sepse rilindja mendon për ti shërbyer krimit.
Nuk ka progres dhe nuk krijohen vende pune; sepse ekonominë rilindja ja ka dorëzuar krimit që e solli në pushtet.
Çdo ditë me qindra të rinj Shqiptarë nisen jashtë në emigrim për shkak të situatës së rëndë treguar nga prestigjozja gjermane Bild!
Qytetarët shqiptarë nuk blejnë dot për të ngrënë, ndërkohë krimit i hapen dyert e shtetit për të përfituar pa të drejtë paratë e taksapaguesve përmes korrupsionit e favorizimit të paligjshëm.
E ardhmja është në duart tona dhe jo në ato të krimit! Asnjë hap pas!
Shezai Rrokaj citon faktin që edhe pse ka përgjime të tilla qeveria është më e shumë e interesuat në nxjerrjen e faktit se se në kapjen e përgjegjësve të krimit elektoral
“Për mazhorancën problem është fakti i nxjerrjes së sekretit, jo fakti që ka ndodhur.
Kreu i ligjeve Ylsi Manja, nga foltorja e Kuvendit, floli për nxjerrjen e sekretit hetimor lidhur me 6 përgjimet e botuara nga gazeta prestigjioze Bild.
Me një ftohtësi prokurori ai tha se këto nuk janë as të paverteta e as gjysmë të vërteta dhe se mediat pranë opozitës po kërkojnë ta spostojnë vemendjen e opinionit publik. E çuditshme! Për të nuk ka rëndësi fakti se eksponentë të lartë të forcës së tij politike janë përfshirë në krim elektoral me pasojë deformimin e rezultatit të zgjedhjeve. Për të rëndësi ka fakti pse dolën në media. Po pse nuk është shqetësuar ai dhe forca e tij prej më shumë se 2 vite për zbardhjen e këtyre dosjeve?
Çfarë është më e rëndësishme: fakti i publikimit apo fakti që kjo gjë ka ndodhur me zë e me figurë? Po për dosjet e tjera të ‘peshqve të mëdhenj, që flenë në Prokurori prej vitesh, pse nuk shqetësohet mazhoranca kur krerët e prokurorive i vuri kë deshi? Këto nuk janë thashetheme e as shenja filxhani. Si mund të futesh në zgjedhje në këto kushte? Ky është një turp që u bëhet qytetarëve të ndershëm, të cilëve u deformohet vullneti me kësi shfaqjesh mafioze. Ndaj, mos u merrni me opozitën sesi duhet të jetë ajo! Merruni me veten! Por është tepër vonë për pastrim. Kjo politikë duhet spastruar. Politika shqiptare e të dyja kahjeve ta mbledhë mendjen. Zgjedhje të lira dhe shtet funksional pa lidera autokratë! Drejtësi të barabartë për të gjithë!
Silva Caka duke iu referuar deklaratë së socialistit Ulsi Manja që kërkonte gjurmët e prokurorëve që kishin nxjerrë sekretin, shkruan se: ‘Bild-i i tregon ujkun, ndërsa Ulsiu kërkon gjurmët!’
“Gazeta gjermane Bild, sot provoi me plot 6 përgjime audio, lidhjet e kupolës së Rilindjes në Durrës me botën e krimit. Deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë e kriminelë të lidhur aq fort, sa nga dashuria e madhe për njëri-tjetrin, blejnë vota, kërcënojnë qytetarë, mbarojnë pazare…
E gjithë kjo furtunë, në vend që të pasohej me shkarkime, dorëheqje e arrestime, pasohet me deklaratën e trashë të kreut të Komisionit të Ligjeve, i cili shqetësohet se kush i nxorri sekretin e blerjes së votave Rilindjes!?
Fjalët e liga thonë që me këtë deklaratë, ai po i paraprin daljes së sekretit hetimor të një dosje tjetër, ku përfshihet vetë ai, dosjes nr. 184…
Këto përgjime janë skandaloze dhe me siguri prishin imazhin e Edi Ramës, Gjushit, Ulsiut, Artës, Donikës, Sandrit e shokëve të tyre, por absolutisht nuk prishin imazhin e Shqipërisë, e aq më pak të policëve të ndershëm apo prokurorëve të cilët, teksa shohin se askush nuk lëviz as gishtin për ndëshkimin e këtyre veprave skandaloze, ndërmarrin vetë veprime, të cilat ndihmojnë Shqipërinë dhe demokracinë.
Për të gjithë ata, të cilëve u ka ngelur ende ndopak ndërgjegje qytetare e që Shqipërinë e shohin si shtëpinë e tyre, apo që kanë dëshirën e mirë për të parë një Shqipëri Europiane, policët e prokurorët që kanë bashkëpunuar me Bild-in, duhet të konsiderohen si heronj, kushdo qofshin ata!
Ndërsa Erisa Xhixho shkruan se në çdo vend europian nëse do të kishte skandale të tilla kryeministri do jepte dorëheqje dhe zgjedhjet e parakoshme do ishin një akt normal për të zgjidhur krizën.
“Skandalet ndjekin njëri-tjetrin, e rradhë pas rradhe shfaqen edhe protagonistët e botës së krimit e të qeverisë, të gjithë bashkë, të bërë një në bandë edhe në qeveri.
Ne cdo vend europian, nëse do të publikoheshin materiale aq kompromentuese sa ato që po publikon gazeta prestigjoze gjermane “Bild” si pjese e dosjes 339/1 të kryera nga Prokuroria e Krimeve të rënda, kryeministrit do jepte dorëheqjen dhe thirrja e zgjedhjeve të parakoshme do të ishte akti më normal në një vend demokratik.
Pasi politika duhet ketë moral dhe përgjegjshemëri para së gjithash.
Mirëpo ja që në Shqipëri ndodh ndryshe sepse standardi europian për qeveritaret e kryeministrin tone eshte i huaj!
Dhe shikoni se çfarë ndodh, paturpësisht del kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe në vend të japë llogari para qytetarëve per përgjimet skandaloze që rrënojne çdo marrdhënie shtetare ku krimi i organizuar komandon dhe drejton punën e drejtorive, të bashkive e deri përcakton edhe listat për deputetë te maxhorancës , bën presion ndaj administratës me heqje nga puna për hir të votës.
Por z.Ulsi sot kishte merak ti dërgonte një mesazh Prokurores së pergjithshme e zgjedhur prej tij në mënyre antikushtetuese duke e shantazhur hapur për ecurinë e hetimit dhe daljes së sekretit hetimor.
Kjo vetem në një vend narkoshtet mund të ndodh, ku krimi drejton politiken dhe maxhorancën.
Pyetja që shtrohet është Pse prokuroria nuk ka vepruar deri më sot me dosjen 339/1 dhe sot që doli z.Ulsi do duhet të veproje?
Sepse nuk kemi një prokurori të pavarur por të kapur totalisht nga kjo maxhoranc prandaj dhe nuk jepet llogari politike morale për përgjimet por flitet me mesazhe të koduara ndaj prokurorisë .
Ka vetem një zgjidhje për të rikthyer vlerat e demokracise, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndarjen përfundimtare të krimit nga politika dhe është Doreheqja e menjëhershme e ideatorit të skemes mafjoze të blerjes së votave Edi Rama dhe vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje të parakoshme politike si e vetmja zgjidhje për të rikthyer shpresën dhe besimin se do mund të jetojmë në një shtet ligjor dhe jo narkoshtet.”

Zjarr Tv Ad