E hënë, Gusht 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet La Liga rekord në merkato, deri tani ka shpenzuar 808 mln euro

La Liga rekord në merkato, deri tani ka shpenzuar 808 mln euro

0
19

Është vetëm muaji i parë, por shpenzimet në merkaton e verës shkojnë lumë. Rekordin mes ligave më të rëndësishme të Europës e mban ajo spanjolle, klubet e së cilës deri tani kanë investuar 808 milion euro. Meritë për këtë ka sigurisht Reali i Madridit, që ende pa u mbyllur qershori ka fituar titullin e “mbretit” në tregun e transferimeve.

Ndryshe nga të gjithë rivalët e mëdhenj në futbollin iberik dhe atë spanjoll, klubi “los blancos” ka bërë pesë goditje të mëdha, duke siguruar shërbimet e Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo dhe Militao. Ende në hije qëndron Barcelona, por klubi katalunjas pritet të rrisë ndjeshëm shpenzimet e La Liga në merkato, pasi projekton rikthimin e Neymar.

 

Në vendin e dytë, të paktën deri tani në merkaton e verës qëndron Bundesliga me 434 milion euro. Klubet gjermane kanë qenë shumë aktive, mbi të gjitha Borussia Dortmund, që ka investuar fortë që në ditët e para të këtij sesioni në tregun e transferimeve. Skuadra Serie A kanë shpenzuar në merkato 352 milion euro, por me goditjet që po përgatit mbi të gjithë Juventusi, kjo shifër projektohet të jetë disa herë më e lartë në fund të verës.

Ajo që bie në sy në këtë renditjes, është vendi i katërt i Premier League. Megjithëse kampionati anglez nis më shpejt dhe të gjitha ligat e tjera, klubet e tij kanë investuar deri tani vetëm 197 milion euro.

Zjarr Tv Ad