E premte, Korrik 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shpërthim gazi në një hotel në Llogara, plagoset pronari dhe dy punëtorët

Shpërthim gazi në një hotel në Llogara, plagoset pronari dhe dy punëtorët

0
33
Zjarr Televizion Adccccc

Një shpërthim gazi ka ndodhur të mërkurën (26 qershor) në një hotel në Vlorë.

Pronari i hotelit në Llogara, T.M 63 vjeç, bashkë me dy punëtorë të tjerë kanë qenë duke  bërë lidhjen e sobës me gaz ku ka ndodhur një shpërthim gazi.

Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës.

Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, 63-vjeçarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad