Deputeti gjerman Manuel Sarrazin ka dënuar sulmet e dhunshme në KZAZ e Shqipërisë.
Në një postim në Twitter, tha se dhuna në zgjedhje do minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Be.
“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri. Minimi i zgjedhjeve lokale nesër mund të minojë gjithashtu progresin e vendit në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore,”-shkroi Sarrazin.




