E premte, Gusht 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Përplasje mes pronarëve të një biznesi dhe policisë, dhunohet gruaja shtatzënë te...

Përplasje mes pronarëve të një biznesi dhe policisë, dhunohet gruaja shtatzënë te Dogana

0
30

 

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhjetra forca policie janë pëplasur me pronarët e një biznesi në zonën e doganës, mes të cilëve një grua shtatzënë e cila pretendon se është dhunuar.

Shkak për këtë konflikt është bërë vendosja e kangjellave përpara dyqanit, me qëllim kalimin e këmbësorëve, që jo pak herë bëhen burim aksidentesh.

Mirëpo sipas pronarëve të dyqanit policia bashkiake ka vepruar në mënyrë selektive, dhe kanë dëmtuar në mënyrë direkte vetëm aktivitetin e tyre.

Ca më tej ata shtojnë se për të mos u vendosur kangjellat u janë kërkuar një shumë prej 2500 eurosh.

Qytetarja e cila është edhe shtatzënë shprehet se është dhunuar nga punonjësit e policisë, ndaj të cilëve do të ngrejë dhe një denoncim.

Me jo pak shqetësim ata shprehen se e vetmja zgjidhje është të mbyllin biznesin e tyre dhe të nisen si emigrant drejt Gjermanisë.

 

Zjarr Tv Ad