Mund të quhet me plot gojën nata e tërmeteve në Korçë.
Pas dy tërmeteve të fortë prej 4.7 dhe 3.4 ballësh të rënë pak pas orës 16:00 të së mërkurës (31 korrik), një tjetër tërmet shkundi Korçën në mbrëmje.
Por sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, tërmet në Korçë nuk kanë pasur të ndalur.
Më i fundit ka rënë pak pas orës 10:30 të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave janë të paktën 20 tërmete që kanë rënë brenda 12 orësh në zonën e Korçës, me magnituda të ndryshme, nga ata më të vegjlit e deri tek mesatarët.
Më poshtë keni hartën e tërmeteve të sotme në Korçë.




