Zëdhënës i AAK-së, Lulezim Blaka ka mohuar nëpërmjet një reagimi zyrtar që të jetë përfshirë partia e tij në protestën që po mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Blaka thotë se këto janë dezinformata të mediave serbe, ndërkohë reagimi i tij erdhi pas akuzave të mediave të Serbisë për përfshirjen e AAK-së në protestën që mbahet në Tiranë.
Ndër të tjera, Blaka ka theksuar se qëndrimi i tyre për Ballkanin e Hapur është i qartë : Fillimisht duhet që Serbia ta njohë Kosovën e më pas do konsiderohet përfshirja e Kosovës në këtë iniciativë.
REAGIMI
As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as lideri Ramush Haradinaj, nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në protestën e opozitës në Shqipëri. Këto janë thjeshtë dezinformata të mediave serbe. AAK ka qëndrim të qartë rreth iniciativës “Open Balkan” dhe para se të konsiderohet përfshirja e Kosovës në të, ne presim së pari të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë qëndrim e ka përsëritur publikisht shumë herë kryetari Haradinaj. Lulëzim Blaka – zëdhënës i AAK-së




