E ardhmja e Elseid Hysaj do të jetë larg Napolit.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë agjenti i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi. Italiani ka zbuluar se shkodrani ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Napoli, pasi mendon se koha e tij te jugorët ka përfunduar.
“Hysaj ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar, pasi beson se koha e tij në Napoli ka përfunduar pas katër vjetësh dhe ai dëshiron një përvojë të re. Ai do të largohet, ka ekipe që janë të interesuara, megjithatë, klubi do të duhet të ulë çmimin e kërkuar 40 milionë euro. Ata kanë një drejtues sportiv të zgjuar në Giuntoli dhe ai e di se Hysaj dëshiron të largohet, kështu që ata e dinë se do të duhet të gjejnë një zgjidhje për situatën”.-u shpreh Giuffredi në “In Casa Napoli” në “TV Piuenne”.
Interes për Hysaj kanë shfaqur skuadra si Atletico Madrid dhe Chelsea.




