Aida Hajnaj propozohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi 3 rivalët u skualifikuan. SPAK do të çojë emrin e saj në KLP për t’u zgjedhur në krye të BKH-së, ndërsa Report TV mësoi më herët emrin e saj në krye të këtij institucioni të drejtësisë së re. Emërimi i saj u përgëzua edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Aida Hajnaj, zv/drejtore e Policisë së Shtetit, është propozuar në krye të BKH-së dhe emri i saj do i propozohet KLP-së për t’u miratuar zyrtarisht si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aida Hjadaj do të vendosej në krye të BKH-së, pasi 3 rivalët e saj Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj u skualifikuan. 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, më në fund është ngritur dhe struktura e hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta qeverisëse, Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky organ cilësohet ndryshe dhe si ‘krahu i djathtë’ i SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend në nivel zyrtarësh dhe përfaqësuesish politik.Procesi për kreun e ‘FBI-së shqiptare’ u finalizua sot, ndërsa zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës.Ky proces ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë. Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI për hetimin e krimeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK-ut dhe oficerët do të koordinojnë çdo hetim.”Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj. Aida Hajnaj , në raport me kriteret e parashikuara që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Hajnaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.Zgjedhja e kreut të BKH-së u parapri nga një sulm i PD-së tre ditë më parë, ku Edi Paloka lëshoi akuza të forta në drejtim të Aida Hajnajt dhe me këtë argument kërkoi rikthimin e procesit në pikën zero. Por e menjëhershme ishte përgjigja e SHBA-së. Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, referuar hapur PD-së, u shpreh se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja.




