Mrekullia Ajax vijon të jetë prezente edhe në gjysëmfinalen e UEFA Champions League. Holandezët zhvilluar një 90 minutësh spektakolar përballë Tottenham, duke i mundur këto të fundit me shifrat minimale 1-0 në takimin e vajtjes.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori i talentuar Van de Beek në minutën e 15-të të takimit. Në minutat e mbetura, dy skuadrat kishin mundësi për të realizuar, me rastin më të mirë që e kishte Ajax.
Kur po kronometrohej minuta e 79-të e takimit, Neres mori një top të bukur në zonë dhe me të majtën goditi në krahun e majtë të Lloris. Për fatin e mirë të francezit, topi u stampua në shtyllë dhe Ajax hedh kandidaturën për të qënë në finalen e madhe të 1 qershorit në “Wanda Metropolitano”.
“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes
Mbyllet takimi. Ajax shumë pranë finales së madhe.
79′ Aksion i gjatë i Ajax, Neres godet drejt portës, por shtylla anulon festën
64′ Sulme të njëpasnjëshme nga Tottenham, anglezët nuk gjejnë hapësira në prapavijën e Ajax
47′ Drithërima në portën e Lloris, goditja e Tagliafico përfundon shumë afër shtyllës pingule
46′ Asnjë zëvendësim, Tottenham e nis në sulm
46′ Nis pjesa e dytë
Pjesa e parë: Ka rezultuar fantastik 45 minutëshi i parë i takimit vajtës të gjysëmfinales së UEFA Champions League mes Tottenham Hotspur dhe Ajax. Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga futbollistët holandez, të cilët arritën që të gjenin edhe golin e avantazhit. Ishte Van de Beek që pas çerekore lojë mposhti Lloris me një goditje mjaft të bukur nga zona e 5 metrave. Në minutat e mbetura, Ajax u hodh në sulm për të gjetur golin e sigurisë, ndërkohë që kundërsulmi i londinezëve nuk arriti që të çajë në mbrojtjen mike.
40′ Zëvendësim i detyruar te Tottenham, Sissoko merr vendin e Vertonghen i cili lë fushën.
39′ Aksion i shpejtë nga krahët i Moura, braziliani shërben në zonë, por Onana gjen kohën dhe ndal aksionin.
31′ Përplasje me kokë me kundërshtarin Onana, Vertonghen pëson çarje në fytyrë
31′ Minuta fantastike për Ajax, holandezët në kërkim të golit të dytë
30′ Ndërhyrje e rrezikshme nga mbrapa ndaj Eriksen, Tagliafico ndëshkohet me të verdhë
15′ Aksion fenomenal i Ajax, Donny van de Beek tund rrjetën
10′ Minuta të qeta. Skuadrat studiojnë lojën e kundërshtarit
1′ Nis takimi mes Tottenham dhe Ajax




