Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Bradashesh, aty ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Mësohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe që po lëviznin, ndërkohë bëhet me dije se dy persona janë plagosur rëndë, njëri nga të cilët ka mbetur me gjymtyrë të thyer.
Njoftimi:
Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare.




