Aksident i rëndë/ Vajza e mitur nxirret nga makina e bërë “petë” në Fier-Vlorë, shoferi i bllokuar…

0
192

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka përfunduar jashtë rruge dhe nga pamjet shihet se ajo është bërë “petë”, ndërsa brenda saj raportohet se kanë qenë të paktën 2 persona.

Makina e shkatërruar dhe e dalë jashtë rruge, është nxjerrë një vajzë e mitur e cila është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Vlorës. Jo zyrtarisht mësohet se ajo është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në mjet ndodhet dhe një person tjetër, i bllokuar.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në aksident, mund të jetë përfshirë dhe një mjet tjetër. Pritet që Policia të japë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Zjarr Tv Ad