Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec pranë “Kthesës së Maliqit”. Nga informacionet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve drejtues të mjeteve, të cilët janë transportuar për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Më datë 20.12.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Maliqit”, janë përplasur mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin G.D., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B.K.
Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin tip “Peugeot” shtetasi B.B., dhe shtetasja S.B., të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenti.




