Aksident në Sauk, 15-vjeçari me biçikletë përplaset me trafikndarësen

0
26

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në Sauk. Sipas policisë, shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jeten. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad