Aksident në Tiranë, polici përplas 55-vjeçarin me biçikletë

0
42

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë.

Një punonjës policie, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një biçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, një 55-vjeçar me inicialet A.G.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak:

Tiranë

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad