Aksident pranë “Urës së Tabakëve”/ E aksidentuara ka qëndruar e shtrirë për një kohë…

0
16

Një aksident ka ndodhur sot, pranë zonës së “Urës së Tabakëve” në Tiranë. Automjeti ka përplasur një qytetare, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë e shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës.

Kanë qenë qytetarët e rastësishëm, që i kanë dhënë ndihmën e parë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Qytetarja ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet, emri i drejtuesit të të cilit, ende nuk dihet si dhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad