Një aksident tragjik ndodhi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur Qafë-Muzinë, ku mbetën të vdekur 5 persona, si dhe u plagosën 4 të tjerë.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni me një mjet tip “Land Rover”, i cili drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, ku për pasojë furgoni ra në greminë. Pas publikimit të identitetit të shoferes së “Kand Roverit”, shumë qytetarë filluan kritikat ndaj vajzës së re, por drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, ka kërkuar që të mos gjykohet pa dalë raporti i ekspertëve të policisë.
Sipas tij, në mot me shi Qafa e Muzinës ka qenë një rrugë e vështirë edhe për shoferët me eksperiencë. Ai tregon se 22-vjeçarja e ka marrë mjetin nga xhaxhai i saj, teksa shton se duhet pritur të analizohet edhe furgoni që ra në greminë.




