Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, mbrëmjen e djeshme ka folur për ultimatumin që ish-kryeministri Sali Berisha i dha Lulzim Bashës për të liruar zyrën deri më 5 janar. Sipas tij, ky ultimatum është thjesht një imazh surrealizt, pasi as në 5 dhe as në 8 janar në seliunë e Partisë Demokratike nuk do të ndodhë asgjë.
”Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, pd është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”, tha Alibeaj në Abc.
Teksa u pyet për situatën në të cilën ndodhet partia, Alibeaj tha se kjho ka ardhur për shkak të interesave personale të Berishës, por theksoi se nuk ka konflikt brenda PD-së.
“Nuk ka konflikt ka vetëm lëvizje të një njeriu që quhet Berisha i cili pati fatkeqësinë atë që ishte dizenjimi “non grata” nga SHBA. Unë besoj që serioziteti i analizës politike kërkon një gjë që të analizohet mbi fakte të dhëna dhe atë që janë interesa parësore të demokratëve. Interesi i demokratëve është që PD, në këtë periudhë për shkak të berishës është shfokusuar nga aksioni i vetë politik, aksioni i saj politik të marrë një hop tjetër cilësor”, u shpreh nënkryetari i PD.




