Ambasadori i BE dënon përdhunimin e të miturës në Mirditë: JO do të thotë JO! Nuk ka justifikim për abuzimin seksual

0
38

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona, të cilët aktualisht janë në burg.

Zyrtari i lartë i BE ka shpërnadarë një qëndrim në Twitter, dhe thotë se dënon më forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri, si dhe shprehet se përdhunimi nuk ka asnjë justifikim.

“Delegacioni i #BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në #Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO.

Mbroni vajzat në #Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri, të cilin e shpërndan ambasadori.

Zjarr Tv Ad