“U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”, shkruan në rrjetin social Tëitter ambasadori Soreca.
Ai e ka quajtur këtë reformë si një nga hapat më të rëndësishëm që do ta çojë Shqipërinë drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.
Në mënyrë që Kodi Zgjedhor të ishte i aplikueshëm për zgjedhjet lokale të qershorit 2019, Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar brenda dhjetorit, muaj gjatë të cilit kanë vetëm disa orë nga seanca e sotme dhe seanca e ditës së premte, kur mundet të miratohet, por gjasat janë që nuk do të bëhet.




