Ambasadori shqiptar në Suedi, Virgjil Kule, ka reaguar i revoltuar, pas aksidentit të djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Diplomati i quan “të llastuar apo të paekuilibruar”, drejtuesit “problematikë” të mjeteve dhe thotë se në rrugë kanë dalë eleminuesit.
Më tej, Kule i bën thirrje Policisë Rrugore që të ndërrojë metodën e punës, duke vendosur kamera dhe vëzhgues 24 orë, si dhe të heqin përgjithmonë patentat për shpejtësi.
“U shtuan makinat. Dolen ne rruge edhe te llastuarit, edhe te paekuilibruarit, edhe njerezit me vese te hapura e te fshehura. Dolen eleminuesit. Policia rrugore duhet te nderroje urgjentisht metoden e punes. Duhej ta kishte nderruar me kohe, ne fakt. Fushatat e policeve me radare ne duar nuk e zgjidhin problemin. Duhen kamera, dhe pas tyre vezhgues 24 ore.
Duhet heqja perfundimtare e patentes per shpejtesi, pa gjyqe te zgjatura ku ndermjetesojne miqte dhe rryshfetet.
Mjafton nje dokumentim i kundravajtjes me foto dhe…lamtumire patenta. Pse? Sepse ka bij e bija te llastuara qe paguajne kollaj çdo gjobe, sado e majme te jete ajo. Denimi me vdekje eshte hequr, por nuk ka pse te mos zbatohet denimi me vdekje i patentes per te parandaluar aksidente ne rruge”.




