Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
Kim ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale, se më pas do të takojë edhe kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ambasadorja ka thënë se të gjithë ata që shkelin ligjin dhe të drejtën e votës së lirë duhet të ndiqen plotësisht. Kim shkruan se nuk duhet të ketë asnjë trajtim special, asnjë përjashtim, pasi askush nuk është mbi ligjin.
” Sapo kam takuar prokurorin e Përgjithshëm Olsian Cela, do të takoj shumë shpejt kreun e SPAK Kraja, dje kam takuar drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara: Ata që dhunojnë ligjin, apo i bëjnë presion qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të hetohen totalisht. Asnjë trajtim special. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”,- shkruan Yuri Kim.




