Ambasadroja gjermane takohet me Gjiknurin

0
17

Ka përfunduar takimi mes ambasadores së Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schütz dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknurit. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ambasadorja u takua me Gjiknurit për të diskutuar mbi reformën në zgjedhor. Në fokus të bisedimeve të tyre është Kodi Zgjedhor.

“Me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz bashkëbiseduam rreth përpjekjeve të vazhdueshme të Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjërë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme,”-tha Gjiknuri në një postim në faqen e tij zyrtare Facebook.

 

Zjarr Tv Ad