Amnesty International dënon “patronazhistët”

0
72

Raporti i AI kryqëzon rrjedhjen e pagave dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. E drejta e privatësisë së afro 900 mijë qytetarëve është dhunuar dhe të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë përdorur për qëllime elektorale nga Partia Socialiste. Reforma në Drejtësi, dhuna ndaj vazave, komuniteit të LGBTI dhe presioni që ushtrohet mbi gazetarët dhe median.

E DREJTA E PRIVATËSISË SË AFRO 900 MIJË QYTETARËVE ËSHTË DHUNUAR TË DHËNAT SENSITIVE TË QYTETARËVE SHQIPTARË JANË PËRDORUR PËR QËLLIME ELEKTORALE NGA PARTIA SOCIALISTE. REFORMA NË DREJTËSI KA ECUR ME HAPA TË NGADALTË

Raporti vjetor i Amnesty International për vitin 2021/2022 i publikuar së fundmi është një analizë globale për 154 shtete përfshirë dhe Shqipërinë, ku dokumentohen shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut, të ndara në tre grupime të mëdha: shëndeti dhe pabarazitë, mundësia për t’u organizuar në komunitet dhe trajtimi i refugjatëve.

Çfarë është Amnesty International?

Amnesty International është një organizatë ndërkombëtare e fokusuar në të drejtat e njeriut. Kjo organizatë është themeluar në vitin 1961 dhe ka si mision garantimin e të drejtave themelore të njeriut, të sanksionuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare.

Si paraqitet Shqipëria në këtë raport?

Rrjedhja e të dhënave të mbi 900.000 qytetarëve në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve në prill të vitit 2021, është një ndër shkeljet e përmendura në raportin e Amnesty International.

“E drejta e privatësisë së afro 900 mijë qytetarëve është dhunuar”, – shkruhet në raport. Amnesty e konsideron këtë databazë të paligjshme, ndërkohë që thekson se të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë përdorur për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Ky raport informon se 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600,000 taksapaguesve”, – theksohet në raportin e Amnesty International.

Amnesty International përmend dhe faktin që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit) moratoi vendimin që të sekuestrohet baza e të dhënave të medias Lapsi.al, i cili publikoi së pari faktin që të dhënat e rreth 900 mijë qytetarëve po përpunoheshin dhe përdoreshin për qëllime elektorale.

“Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve”, – shkruhet në raport, duke e konsideruar veprimin e SPAK si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes.

Më pas, Gjykata Evropiane rrëzoi vendimin e SPAK për sekuestrimin e databazës së Lapsi.al.

Zjarr Tv Ad