Analisti shpërthen në lot: Tmerrin e kam parë me sytë e mi/ Serbët i hoqën kokën dajës, gruan shtatzënë e eleminuan me snajper në prag të…

0
18

Analisti Ardian Kastrati, ka shpërthyer në lot teksa fliste për një ngjarje që i ka ndodhur gjatë luftës. Më 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një traumë dhe tmerr që vetëm njeriut nuk i bëhet ai çnjerëzim. Për mua ka qenë një ditë e rëndë, pasi me sytë e mi pashë dajën që ndërronte jetë.

Sipas tij, ishin serbët që i hoqën kokën dhe ia hodhën në një pellg.

“Sytë e mi kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.

Zjarr Tv Ad