Andi Bushati me tone të ashpra: I teket Ramës të tallë trapin me Metën dhe ngrihen komisione…

0
70

Analisti i njohur Andi Bushati, ishte i ftuar në emisionin “Open”, ku analizoi kërkesën e deputetëve të mazhorancës socialiste, për shkarkimin e Presidentit Meta. Bushati i cilësoi këto manovra politike si “shashka” për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e mëdha të bëra përpara Zgjedhjeve, përmes hedhjes së miliona eurove për të influencuar votën e qytetarëve.

Bushati: Po të drejtë ka Rama dhe qeveria që po bën këtë komisionin hetimor. Se përderisa ne po merremi me këtë këtu dhe jo me përdorimin e 40 milionë eurove për blerje vote, të drejtë kanë ata. Imagjino të votojnë ata dudumë që janë në parlament, që na kanë bërë më shumë të qeshim se sa kanë votuar ligje që duheshin votuar. Dhe ata dudumë nuk e meritojnë për hir të respektit të institucionit të trajtohen kështu.

Vasili: Si po trajtohen, çfarë doni të thoni?

Bushati: I teket kryeregjimtarit të tallë trapin me Ilir Metën dhe ngrihet një komision.

Një herë u tha se do të ngrihet komision hetimor se si i kishte shitur Basha ushtarët e UÇK-së te serbët, dini gjë ç’u bë me atë komisionin? Bëjnë mirë ata djemtë e portokallisë që na tallin se jemi bërë si komentatorë estrade. Hedhin “shashka” kot. Vjedhin 300 milionë euro dhe hedhin një “shashkë” do të bëjmë komision hetimor.

Zjarr Tv Ad