Anti KÇK, hetim familjarëve të personave të dyshuar

0
63

Pas sekuestrimit të disa pasurive të dyshuara si me prejardhje kriminale në Shijak dhe Shkodër, policia në bashkëpunim me prokurorinë është duke kryer hetime dhe duke verifikuar llogaritë bankare të familjarëve të personave të dyshuar.

Hetimet kanë për bazë dyshime të forta se personat, të cilëve iu sekuestrua pasuria kanë përdorur familjarë apo të njohur për të tjetërsuar pronat dhe kryer transferta bankare.   Një vendim i tillë mund ta ketë marrë shtysën nga përgjigja që Drejtoria e Kadastrës Durrës kthehu për Lulzim Berishën dhe ku rezultoi se ai vetë nuk ka asnjë pasuri në emrin e tij personal.

Ndërkohë OFL ka vijuar dërgimin e formularëve në Durrës dhe Elbasan, ku Suel Çelës dhe Plarent Dervishit i është kërkuar që të deklarojnë burimet e të ardhurave financiare. Plarent Dervishaj rezulton në hetim në Gjermani për trafik i qënieve njerëzore. Ndërsa Suel Çela rezulton i dënuar në Itali trafik narkotikësh. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, ndërsa në qershor të vitit të kaluar mbeti i plagosur në një atentat. Ndërsa Çela u akuzua se ishte pjesëmarrës në incidentin në tregun ushqimor në Elbasan në 2017, por më pas u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë grupi i hetimit ende nuk ka përllogaritur sa shkon vlera e pasurive të sekuestruara, të cilat janë kompleksi Vila Golden, një karburant, shtëpi banimi, tokë me sipërfaqe 1891 m2, 5 automjete dhe një motor.

Zjarr Tv Ad