Arben Ristani: Basha mblodhi 12 milionë euro nga Zgjedhjet e fundit, strukturave të PD-së nuk u dërgoi as karburant, ai dhe kur humb fiton…

0
62

Ish-deputeti Arben Ristani, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pasi u shpreh se kryedemokrati ka mbledhur 12 milionë euro nga zgjedhjet e  fundit.

Ai tha se këto miliona euro kanë ardhur nga donatorët dhe biznesmenët, teksa shtoi se gjatë zgjedhjeve strukturave të PD-së, nuk u kanë dërguar as karburant.

“Në zgjedhjet e fundit thuhet se Basha ka mbledhur 12 milionë euro, nga donatorët dhe biznesmenët. Strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë çuar as karburant. E kam me informacione nga brenda. Ai edhe kur humb, fiton”, tha Ristani në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Zjarr Tv Ad