Arbian Mazniku, ishte i ftuar në në emisionin “Opinion”, ku është shprehur se; zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do t’i fitojë Partia Socialiste.
Gjithashtu, ai tha se; Partia Socialiste, do të marrë 73 deri në 78 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, teksa argumenton se veprimet që ka bërë qeveria, kanë rezultuar të suksesshme.
Blendi Fevziu: Ka një konsum të Partisë Socialiste në këtë 8-vjeçar? Ka një pakënaqësi, si u del juve në sondazhe?
Arbian Mazniku: Tani, përsëritja e veprimeve tona ka dhënë rezultat në secilin lart. Ne kemi bërë një fushatë ka një rritje të votave, ata kanë bërë një fushatë kanë marrë më pak vota. Përsëritja e veprimeve që ne bëjmë është përsëritje me trend rritës. Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme do të marrë nga 73 në 78 deputetë. Dyshemeja 73, tavani do jetë 78.
Blendi Fevziu: Qenke rakorduar me Batonin….
Arbian Mazniku: Nuk jemi rakorduar.
Baton Haxhiu: As që jam takuar fare.
Arbian Mazniku: Unë them që 73-shi do jetë dyshemeja…
Artan Hoxha: Një sondazh bëjnë.
Armand Shkullaku: Nuk ka nevojë për rakordim se…




