Policia e Tiranës bën me dije se ka ndaluar në 24 orët e fundit katër persona, ku njëri prej tyre është arrestuar në akuzën ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë’
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 60 vjeç, pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim M. N., 40 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-Xh. H., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.
-S. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Toptanëve, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’




