Astrit Patozi, ka komentuar si aleatët strategjik të Shqipërisë, uruan vetëm pak momente pas betimit të qeverisë së re, Kryeministrin Edi Rama.
Patozi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sikronizimi ndërkombëtarësh për ta uruar Ramën, tregon qartë se çfarë i kanë shkaktuar opozitës sot treshja Basha-Berisha-Meta.
Postimi i plotë i Patozit:
MJAFTON KAQ PËR TA KUPTUAR…
Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi.




