Australia në mbrojtje të Vjosës, Florjan Binaj publikon fotot: E gjithë bota është duke na parë

0
40

Slogani “Vjosa Parku Kombëtar Tani” është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës.  Ky slogan tashmë është vendosur dhe në Sidnej të Australisë dhe këtë gjë na i ka bërë me dije aktori i njohur i humorit Florjan Binaj.

Përmes disa fotove të postuara në “Facebook” Binaj ka treguar se si njerëzit anë e mbanë globit janë në mbështetje të vazhdueshme të parkut. Ndër të tjera aktori i bën thirrje të gjithë atyre personave të cilët dëshirojnë që Vjosa dhe degët e saj të kenë kategorinë më të lartë të mbrojtjes të firmosin peticionin.

“#VjosaParkKombetarTani edhe në Sidnej, Australi. Njerëzit anë e mbanë globit janë në mbështetje të vazhdueshme të parkut të parë kombëtar të një lumi të egër në Evropë.

Gjithë bota është duke na parë dhe ne nuk do të ndalojmë deri sa Vjosa dhe degët e saj të kenë kategorinë më të lartë të mbrojtjes.

Mund të ndihmosh edhe ti duke firmosur dhe shpërndarë peticionin në linkun në Bio!”, shkruan aktori.

Zjarr Tv Ad