Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se; ky proces po hetohet në vazhdim e sipër. Gjithashtu ka thënë se; mbrojtjes brenda tre javëve, do t’u dorëzohet një vëllim, që është i mjaftueshëm për materialet që duhen.
“Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, është shprehur Prokurorja e ZPS-së.
Gjithashtu ajo ka thënë se; për mendimin e ZPS-së, nuk ka asnjë pengesë që ky gjykim të fillojë në verën e vitit 2021.
Lidhur me këtë, avokatët nuk kanë qenë dakord. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kundërshtuar duke thënë: Gjyqi nuk mund të fillojë deri në qershor 2022, madje dhe atëherë është shumë herët.
Prokurorja tha ju i dini ak uzat, absurde, jo ne nuk i dimë, sepse ato janë false, nuk e di sa prokuroria e di që ato janë false, ne duam një raport forensik të tyre.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, që gjykimi i palëve nuk duhet të fillojë në verën e vitit 2021.
“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjatë mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë ne dispozicion nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet tjera para fillimit të pandemisë. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë epidemie dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm”, është shprehur ai.
Një tjetër fakt që ai ka theksuar, është se edhe redaktimet e aktak auzës, nuk janë në formatin adekuat, pasi në disa raste nuk është dhënë dita dhe data e rasteve.
“Këto vlerësime të afërt janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë. Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe material duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, ka theksuar Hooper.




