Avokati u plagos te Gjykata e Tiranës, shtyhet seanca për ish-policin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj

0
109

Seanca gjyqësore për ish-policin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, e parashikuar të mbahej sot, është shtyrë pasi avokati mbrojtës i tij nuk është paraqitur. Adriatik Cama, avokat mbrojtës i Hajdarajt, u plagos dy javë më parë te Gjykata e Tiranës.

Ai po mbronte në proces divorci Kudret Saliajn, por pak para se gjyqi të niste, vjehrri i këtij të fundit u fut në lokal dhe e qëlloi për vdekje, ndërsa avokati Adriatik Cama mbeti i plagosur me një plumb në shpatull.

Sot, do të zhvillohej seanca mbrojtëse për Nevaldo Hajdarajn, pasi Prokuroria 3 qershor 2021 dhe pretencën për të dhe kerkoi 20 vite burg, shkruan newsbomb.al. Me pranimin e fajësisë, ish-polici i Shqiponjave mund të përfitojë gjykim të shkurtuar me 13 vite burg.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 dhjetor 2020.  Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj.

Rasha u vra gjatë orës policore, ku qytetarëve iu ndalohej që të lëviznin. Hajdaraj në senacat gjyqësore ka shprehur pendesë për veprën, teksa ka thënë se ka qëlluar pasi ndihej i kërcënuar dhe mendote se 25-vjeçari kishte armë.

Zjarr Tv Ad