Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Beratit.
Babë e bir ishin duke punuar tokën, por kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Si pasojë, 16-vjeçari ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se ata ishin duke korrur misrin në tokën e tyre në fshatin Lapardha.




