Bajraktari nuk tregon se si vdiq shoqja e mitur: Do të flas në gjyq

0
75

Indrit Bajraktari, i arrestuari për vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë se do të flasë vetëm në gjyq.

Ndaj 25-vjeçarit, banues në fshatin Kullaj, Postrribë Shkodër, rëndojnë tre akuza: “Shkaktim i vetëvrasjes”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Policisë:

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Zjarr Tv Ad