Balla: S’ka kontrata sekrete, është i njëjti ligj me të cilin ka vepruar 8 vite radhë Sali Berisha

0
69

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur opozitës për ato që ajo i quan kontrata sekrete për pajisjet e personelit mjekësor.

Sipas Ballës, ligji i prokurimeve është miratuar që në vitin 2006 dhe me këtë ligj ka vepruar për 8 vite edhe qeveria e Sali Berishës.

Taulant Balla: Mirë Lulzim Bashën e kuptoj, Gaz Bardhin e kuptoj, por Ralf Gjonin nuk e kuptoj dot. Sepse nuk i kuptoj dot të flasin për gjëra që nuk  i kuptojnë. Ligji për prokurimet publike në Shqipëri është bërë në 2006. Unë kam qenë anëtar i Komisionit të Integrimit nga viti 2005, pa asnjë ditë ndërprerje dhe ky ligj është bërë në Komisionin e Integrimit Evropian në 2006. Neni 6 i ligjit të prokurimit publik ka përcaktuar rastet që për kontratat që diktohen nga nevojat thelbësore të shtetit, ka përjashtime që kanë të bëjnë me procedurën. Nëse për kontratën e pajisjeve të mjekëve me maskë mbrojtëse, tyvek, me kaskë mbrojtëse me syze do të ndiqeshin procedurat normale të ligjit të prokurimit publik, sot ende nuk do të kishte mbaruar afati i shpalljes së thirrjes së tenderit publik. Në rast se do ishte ankuar ndonjë nga operatorët kjo procedurë do të ishte shtyrë dhe Shqipëria, spitalet COVID 1 dhe COVID 2, dy spitalet infektive mjekët dhe infermierët e të cilëve pasi të kenë përfunduar këtë luftë duhet ti puthim këmbët dhe duart nuk do të ishin pajisur me këto pajisje. Po mjaft. Mirë Myslimi se e bën edhe për të rritur numrin e ndjekësve në FB, por asnjë nuk mund të tallet me nevojën që ka ky shtet për të prokuruar në kohë reale ato që janë më të domosdoshme. Nuk ka më kontratë sekrete, sepse këto procedura janë zhvilluar në prani të ofertuesve. Ka një komision me distancim social dhe janë ofertuesit si në këtë sallë dhe janë hapur zarfet në prani të tyre.

Ju lutem këtë historinë e kontratave sekrete mos e përdorni se është i njëjti ligj me të cilin ka vepruar 8 vite radhë Sali Berisha. Nuk ka kontrata sekrete. Por ka domosdoshmëri për kontrata që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Zjarr Tv Ad