Ish-Presidenti i Republikës dhe ish-kryetari i Partisë FRD, Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet edhe për arsyen e largimit nga FRD, fare pak para Zgjedhjeve të 25 Prillit.
Topi nuk donte të jepte një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por ai deklaroi se për sa kohë Berisha do të jetë në PD, në këtë Parti nuk ka vend për të dhe as për koalicion.
“Janë disa motive që i kam futur në librin tjetër. Do të punoj për ekskluzivitetin e lajmit. Problemi është këtu, në asnjë lloj rrethane, unë nuk ndryshoj deklaratat e mia kapitale.
Jam shprehur në 2013, kur kishte tentative për të ndërtuar një koalicion me PD. Ftesat nuk ishin publike. Por, kam thënë, sa kohë të jetë Berisha në atë parti, unë nuk kam vend”, kështu u shpreh ish-presidenti Bamir Topi.




