Rreth 200 apartamente në zonën e “Freskut” në Tiranë u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët kanë frikë të qëndrojnë brenda apartamenteve të tyre. Ata tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti te ky bllok pallatesh në zonën e njohur ndryshe si “Thesari”…
Sipas tyre, asnjë ekspert nuk ka ardhur për të bërë konstatimet në terren, ndaj dhe banorët ndjehen të harruar dhe shtëpitë e tyre po i riparojne vetë. Pallati u ndërtua pesë vite më parë, tregojnë banorët, por tani eshte pothuajse jashtë funksionit.
“Para pesë vitesh e kemi blerë këtë hyrje, ka qenë pallat i ri, me u prish pallati i ri është e papranueshme”, shprehet ajo.
“Derisa shteti të na sigurojë që nuk ka rrezikshmëri, ne nuk e dimë”, thotë Prel Vata, banor i pallatit.
Vetëm 20 familje janë rikthyer aktualisht në bllokun e pallateve të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vijojnë të qendrojnë tek të njohurit e tyre, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga eskpertët e ndertimit.




