Bardh Spahia publikon audion: Drejtoresha e QSh nr.8, një militante partiake

0
258

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një audio, ku tregohet se drejtoresha e qendrës shëndetësore 8 u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë  me opozitën.

Spahiu thotë se në vend që drejtoresha të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën“, shkruan Bardh Spahia.

 

 

Zjarr Tv Ad