Bardhi flet për ndryshimet në PD: Të pezulluarit nga partia kanë dhe një shans, pres reflektim!

0
497

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka folur për vendimet e sotme të marra nga Partia Demokratike. Një prej ndryshimeve ishte dhe largimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj, i cili u zëvendësua nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj. Bardhi u shpreh në “News 24” se ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri.

Për të përjashtuarit nga PD Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë, ndërsa për të pezulluarit, tha se ka një tjetër mundësi, duke u bërë thirrje që të reflektojnë dhe të distancohen nga dhuna.

Pyetje: Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Pyetje: Pse u vendos Gjekmarkaj?

Bardhi: Kjo sepse zoti Alibeaj është vendosur kryetar grupi dhe është vlerësuar që nënkryetar të jetë Gjekmarkaj. Jo vetëm si demokrat, por si përfaqësues i jetës akademike dhe përfaqësues i katolikëve në Shqipëri. Zoti Rushaj ka pasur pozicion të qartë gjatë këtij debati të brendshëm të PD. Ka qenë i pozicionuar përkrah institucioneve legjitime të PD.

Pyetje: Të pezulluarit sa do e kenë kohën për të qëndruar të tillë?

Bardhi: Secili prej tyre do të distancohen nga dhuna. Unë kam bindjen s enjë pjesë nuk e mbështesin një veprim apo akt ndaj dhunës së selisë qendrore të PD. Nuk mbështesin dhunën apo vënien në rrezik të demokratëve. Vneidmi i kryesisë ka që i drejtë, një vendim që i bën thirrje për reflektim. Pres që ata të reflektojnë. Secili prej tyre ka mënyrat e veta për të shprehur distancimin. Unë pres që kolegët të kuptojnë që rruga ku po i çon Berisha është e gabuar.

4 muaj jetë parlamentare dhe shumë ndryshime, çfarë e pret PD?

Bardhi: Këto kanë qenë muaj të vështirë për PD. Uroj që secili prej nesh të gjej forcën për këtë situatë. Për t’iu nënshtruar vullnetit të demokratëve dhe të kuptojnë që halli personal i një individi nuk kthehet në hallin e një partie të tërë. Demokratët hallin që kanë është largimi i regjimit të Edi Ramës. Jam i bindur që ne jemi të gjithë bashkë, por që kjo të bëhet realitet duhet gjetur rruga. E kam thënë dhe e përsëris, që Berisha do të mbajë rrëmujën në PD në një kohë të gjatë, e kjo rrëmujë na ka penguar të bëjmë detyrën tonë.

Pyetje: A mendoni se do të ketë ditë të vështira?

Bardhi: Mendoj që tetë janari të jetë një ditë e hidhur për demokratët. Ajo nuk duhet ndodhur. Më e keqja është lënë pas e të gjithë bashkë të ecim përpara për përgjegjësinë që na kanë dhënë demokratët. Një pakicë e caktuar që dëshiron të vijojë luftën me demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre, por kjo nuk duhet të ndikojë punën e demokratëve që kanë betejën e tyre me Edi Ramën.

Pyetje: Protesta e 8 janarit?

Bardhi: Që në momentin e parë që policia dhe prokuroria i kemi ofruar bashkëpunimin tonë për të verifikuar gjithçka që ka ndodhur. Unë nuk kisha menduar se pavarësisht se bashkëpunëtor të afërt të Berishës e kishin menduar një akt të tillë masiv dhune. Se kisha menduar që organizimi i zotit Berisha do të kalonte në akte të tilla masive. Kam parë në ato orë proteste demokratë që largoheshin në momentin që ndodhi dhunë ndaj selisë. Ata kanë besuar se lëvizja do të ishte paqësore. Kur vijuan aktet e dhunës një pjesë e tyre u tërhoqën. Kam parë filmimet në media. Kam parë planet e transmetuara në media. Atë ditë s’kam pasur mundësi të shoh në detaje se kush ishte prezent në protestë. Kam ndjerë trishtim. Nuk kam njohur asnjë person që ka kryer akte dhune, por e përsëris, kam parë në atë protestë demokratë dhe i jam mirënjohës që s’janë bërë pjesë e akteve të dhunës. Dera e partisë, ata janë në PD, vazhdojnë të jenë demokratë pavarësisht diferencave të vendimeve, por diferenca s’bëhet me tulla dhe gurë të hedhura.

Zjarr Tv Ad