Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka folur sërish për ngjarjen që tronditi vendin dje, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.
Kandidati i PD-së, Bardhi tha ndër të tjera në emisionin “Opinion”, se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta. Bardhi ka shpjeguar më tej, se ekziston një strukturë e Partisë Demokratike e ngritur për të mbrojtur votën. Në këtë strukturë sipas tij, ka ish-policisë të rmatosur.
“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi
I pyetur se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.




