“Basha është thjesht një deputet”, Jul Deda ironizon dhe me foton duke “përgjuar” Berishën

0
69

Aktori Julian Deda u fotografua gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, teksa hidhte sytë nga ekrani i telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa ironizon vetë me këtë moment, Jul Deda thotë se nuk ishte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, pasi u thirr nga Basha, i cili është “thjesht një deputet”.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë. Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!

P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…”, shkruan Jul Deda.

Zjarr Tv Ad