Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Me një status në “Facebook”, lideri i selisë blu thotë se Rama i mashtroi shqiptarët kur premtoi legalizme falas. Sipas tij, rruga kryesore e cila i shpëton SOT shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit. Ai ka publikuar edhe një video, që sipas Bashës, faktohen premtimet e pambajtura të kryeministrit.
“Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve.Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa”-tha ai.



