Baton Haxhiu: Berisha ka mbajt tubim për të forcuar PD, por…

0
47

Analisti Baton Haxhiu, tha se takimi që Sali Berisha mbajti, ishte një tubim kundër SHBA. Ndërsa ka folur lidhur me përjashtimin e PD nga grupi parlamentar, Haxhiu tha se kjo ishte e vetmja mënyrë me të cilën Berisha mund të largohej.

“Berisha nuk ka mbajt tubim për të forcuar PD, por ka mbajt tubim kundër SHBA. Tubimi tregon se qasja e tij nuk ka të bëjë me PD, ka të bëjë për të krijuar një pozicion karshi qëndrimit të SHBA. Nuk kam prit që Berisha të ikte nga politika duke e pwrmbyllur karrierën e tij”, tha Haxhiu. I pyetur nëse Berisha duhej të thirrej nga partia dhe Basha të kërkonte shkarkimin e tij në votim, Haxhiu tha: “I vetmi model që është krijuar në PD dhe këtë model e ka kriju ky njeri, edhe pse ka qenë karizmatik, ai e ka pësuar ashtu siç ja ka bërë gjithë të tjerëve. E vetmja mënyrë për ta larguar atë ka qenë kjo. Ik se s’po kupton kur është mjaft”.

Zjarr Tv Ad