Baton Haxhiu: Të gjitha Partitë blejnë vota, Fevziu: PD-ja jo

0
71

Gazetari Baton Haxhiu, ka deklaruar se të gjitha partisë politike, përveç të voglave, blejnë vota. Haxhiu foli në “Opinion”, ku tha se  kjo tezë që unë kam  hedhur,  është kundërshtuar nga të ftuarit e tjerë. Edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ishte kundër dhe tha se PD nuk blen vota. Baton Haxhiu: Parimi i parë që duhet të ndërtojë Lulzim Basha, nuk është ai i ka vjedhur zgjedhjet apo jo ai. Të gjitha partitë politike, hiqi të voglat blejnë vota. Është e ditur publike.

Blendi Fevziu: Jo, PD nuk blen vota.

Ermal Hasimja: Jo jo, se nuk i gjen do PD-ja 40 milionë Euro.

Bujar Nishani: Kjo është e pasaktë, unë kam qenë pjesë e fushatave.

Baton Haxhiu: Të gjitha kanë mënyrën e vet. Nëse nuk rregullohet sistemi i financimit të partive politike.

Blendi Fevziu: Urdhëro, nga biznesmenët.

Baton Haxhiu: Po le t’i deklarojnë, nuk e kam problem atë punë.

Blendi Fevziu: I japin Lekë dhe PS-së dhe PD-së.  A nuk është kështu Baton.

Baton Haxhiu: Jo unë nuk e di.

Blendi Fevziu: Nuk e di dhe qesh.

Zjarr Tv Ad