Baton Haxhiu tregon nëse Topalli, do ketë një aleancë me Ramën: Jozefina Topalli nuk ka…

0
932

Baton Haxhiu, ka folur për çështjen e  Jozefina Topallit, ku me ridaljen në skenën politike, në radhë të parë, i shërben qëllimit që ajo ka, por ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi, me Partinë Socialiste.

“Jozefina është me veten së pari dhe pastaj është kundër përjashtimit dhe kundër PS. Është kundër përjashtimi për arsye se një lidere si Jozefina nuk përjashtohet nga partia, por i gjendet mënyra për ta nderuar. Nuk mund të jetë me Ramën, se po të ishte me Ramën do të ishte në listën e tij. Po të ishte me Ramën do kishte postin e lartë. Ajo i ndihmon më shumë momentit të saj dhe kthimit te hakmarrja për faktin që i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjera, Haxhiu shprehet se; Jozefina Topalli, nuk ka qëllime pushteti, por thotë se ka dalë në skenë për vetë faktin se; shikon se opozita aktuale është e dobët në raport me pushtetin e sotëm.

“Ajo nuk ka qëllim pushteti. Ajo ka dalë për një arsye se e ka parë që opozita është e pafuqishme kundër këtij pushteti që është sot”, është shprehur Baton Haxhiu.

Zjarr Tv Ad