Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, është në kërkim të klubit të ri për sezonin e ardhshëm, pasi atë nuk e duan as Bayern Munichen dhe as Real Madridi.
Ai do të largohet nga Bayerni, ku kaloi dy vjet në formë huazimi nga Real Madridi.
Gjiganti bavarez nuk vendosi ta blejë përfundimisht futbollistin dhe ai tashmë do të kthehet në Madrid.
Mirëpo, as “Los Blancos” nuk duken të vendosur ta mbajnë ish-futbollistin e Portos dhe Monacos, ndaj ai mund të transferohet në Itali gjatë verës.
Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për yllin kolumbian.
Gjithashtu, Jamesin e kërkon edhe Paris Saint-Germain, i cili nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha parash për lojtarët që i do.




